Sonte më datë 15. 11. 2015 në orën 18.00, zhvillohet ceremonia homazh për viktimat që humbën jetën në ngjarjen e 13 nëntorit në Paris.
Ceremonia zhvillohet përpara Institucionit të Presidentit të Republikës.
Për këtë qëllim Drejtoria e Policisë së Tiranës njofton se orën 17:00, do të ndalohet lëvizja e mjeteve nga “Ura e Dajtit” , dhe “Libri Universitar” në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza”.
Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Institucionit të Presidentit të Republikës, (nga Hotel “Sheratoni”, Sheshi “Nënë Tereza” deri te kryqëzimi me Hotel “Rogner”).











