Foto Ilustruese, punëtorët e Hidrocentralit të Moglicës
Një pjesë e tunelit, ku punohet për shtrimin e tubacioneve të ujit, për Hidrocentralin në Moglicë, është shembur.
Në momentin e shembjes, brenda kanë qenë dy punonjës, shtetas turq, të cilët kanë shpëtuar dhe janë nisur në spitalin më të afërt, atë të Gramshit. Mësohet se pas ndihmës së parë mjekësore, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur një grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.











