• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HUFFINGTON POST/ Lufta e Tretë Botërore ka nisur

admin by admin
15 November, 2015
in Global Image
0
HUFFINGTON POST/ Lufta e Tretë Botërore ka nisur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.
Mes tmerrit, gjakut, ankthit që ka mbërthyer tashmë Parisin, një vendim të lëndon shpirtin, si një rrëfim i brishtë, patetik, emocional i pafuqisë: kufijtë e Francës janë mbyllur.
Një gjest i vogël policor që pezullon shekuj të tërë pushtimesh nga liria më e madhe e lëvizjes në kohët moderne, e shpërndarë nëpër botë nga vetë Franca, nga Franca e të drejtave të individit: e drejta për të lëvizur lirisht nëpër botë. Një gjest i vogël policor, të ngjashmit e të cilit janë zbatuar në Europë vetëm gjatë luftërave botërore.
I reduktuar në thelbin e tij, përtej dhunës dhe frikës, akti më i fundit i terrorizmit që ka goditur Parisin, mund të rrëfehet, në esencë, përmes këtij gjesti të vogël.
Ne të gjithë mund të mbyllim dyert, të fshihemi në shtëpitë tona, mund të bëjmë më të mirën për të kontrolluar territorin tonë, me qëllim që të identifikojmë dhe godasim ata që na sulmojnë; por ata që na sulmojnë janë tashmë këtu. Ata janë burra dhe gra me pasaporta të ligjshme në vendin tonë, burra dhe gra që janë rritur këtu, apo që kanë hyrë duke u futur mes mijëra viktimave, imigrantë që largohen prej dhunës që ka mbështjellë vendlindjet e tyre. Këta burra dhe gra dinë gjithçka për Shengenin, për Europën, për zakonet tona, vendet që na pëlqen të shkojmë për pushime, baret, restorantet dhe kinematë, apo diskot ku kalojmë mbrëmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnë si ne.
Në këtë mënyrë, atyre as nuk u duhet të mbajnë maska. As nuk kanë nevojë të organizojnë sipërmarrje të mëdha, si sulmet kundër Kullave Binjake. Gjithë sa u nevojitet, është që t’u jepet apo të blejnë një automatik, më pas të dalin në rrugë dhe t’i marrin jetën dikujt që po pi kafe. Gjithë sa u nevojitet është një mik në aeroport. Apo pak eksploziv, për t’u hedhur në erë, në vendin me më shumë njerëz që mund të gjejnë.
Kjo është marka më e fundit e terrorizmit, ku ka evoluar ISIS. Këta nuk janë më ujq të vetmuar, por nuk janë as organizata të mëdha. Janë grupe të vegjël, me organizime të vegjël e të thjeshtë, të vendosur për të vrarë sa më shumë njerëz që të munden dhe të vdesin duke bërë këtë – thjeshtë duke u shfaqur, kudo ku mund të gjejnë numrin më të lartë të viktimave.
Lloji i operacionit që pamë në Paris është i njëjti që kemi parë prej muajsh. E kemi parë në mënyrë të përsëritur, të njëjtin kombinim. Të rinj me automatikë, me fytyrat të pambuluara, që dalin dhe vrasin këdo që u del përpara në trotuaret e Parisit, janë të njëjtët që pamë në plazhin e Egjiptit, që qëllonin kundër turistëve me rroba banje, apo kundër turistëve në Muzeun Kombëtar Bardo në Tunizi. Eksplozivë të thjeshtë, të vendosur nga duar të panjohura në një avion rus që shpërtheu mbi Sinai, janë të njëjtët eksplozivë që kamikazët kishin në trupin e tyre, teksa i afroheshin stadiumit të Parisit. Grupe të vegjël, hapa të shpejtë, të vdekur që përpara se të fillojnë të qëllojnë, pikërisht si ata që sulmuan Charlie Hebdo.
Është një evoluim i jashtëzakonshëm i terrorizmit, krahasuar me operacionet masivë që ëndërronte Osama bin Ladeni.
Evolucione tejet të rrezikshëm, sepse në fund të ditës, Osama mendonte dhe planifikonte si një takticien ushtarak, e si pasojë ishte i identifikueshëm dhe i luftueshëm. Ky lloj i ri terrorizmi është thjeshtë një rrjedhë masive pa një definicion fizik, një lumë nëntokësor që shfaqet dhe zhduket sepse është tashmë brenda shoqërisë sonë, ashtu si edhe jashtë saj, pa kufi, pa strukturë, pa edhe dëshirën më themelore për të jetuar dhe riprodhuar.
Është forma më e rrezikshme e organizimit që kemi ndeshur deri sot. Dhe është një fenomen pothuajse i gjithi europian: sepse rrënjët e tij janë këtu; ka studiuar këtu, në shkolla europiane; dhe sepse në fund, pikërisht këtu, terrorizmi do e shkarkojë urrejtjen e tij. Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

(“Bota.al”)

Previous Post

Ja punët më të çuditshme që sjellin të ardhura të larta

Next Post

FOTO LAJM +18/ Teatri i Bataclan pas masakrës

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM +18/ Teatri i Bataclan pas masakrës

FOTO LAJM +18/ Teatri i Bataclan pas masakrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.