Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar për atë që e quajti “nisja e hakmarrjes ndaj ISIS”.
Ministria bëri të ditur se sulmoi bastionin Raqqa në Siri. 12 avionë janë përfshirë në sulmin ajror. Objektivat,kanë përfshirë një qendër rekrutimi, një bazë armësh dhe trajnimi terroristësh. ISIS e ka deklaruar Raqqan si kryeqytetin e të ashtuquajturit kalifat.
Në vetëm një orë, janë kryer të paktën 20 sulme ajrore në këtë qytete dhe mësohet se janë shkatërruar gjitha objektivat.
Lajmi u konfirmua edhe nga agjencia e lajmeve të ISIS.
Sulmet erdhën pas tragjedisë së Parisit ditën e premte ku mbetën të vrarë 132 persona.











