Një denoncim është bërë publik sot në rrjetet sociale, bashkë edhe me foton bashkëngjitur.
Sipas denoncimit, mësohet se, “I sekuestruan një fukarai një nga këto biçikletat me kazan që transportojnë mallra të vjetër e të përdorur.
Kishte vetëm ca kartonë dhe mbeturina (me siguri të mbledhura nëpër kazanë).
E ndaluan në mes të rrugës, e zbriten atë bashke me gruan dhe fëmijën dhe filluan t’ia hipnin në karroatrec.
E di kush ishte momenti me prekës…
Kur zbriti dhe nuk tha asnjë llaf. Gruaja filloi të qante, ndërsa ky rrinte dhe shikonte si e hipnin ndoshta të vetmin mjet që nxirrte bukën e gojës, në karroatrec dhe shtrëngonte nofullat.
Me siguri, ia morën sepse ka qenë pa licencë”, shkruan qytetarja me Emër Egla. L., në faqen e “Nisma #Thurje” në “Facebook”.












