Një ish-guerrilse e FARC Ana Pacheco dhe detektivja Isabele Londonjo që kishte punuar kundër këtij grupi, janë bërë bashkë për të pozuar për një revistë.
Nëpërmjet këtij seti fotografik, revista synon të pasqyrojë procesin e paqes në Kolumbi, që prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes rebelëve të FARC dhe qeverisë kolumbiane.
Por, ky bashkëpunim që ka zënë kopertinën e revistës SOHO, është bërë shkak për polemika të shumta.
Ish-guerrilsja tha në një radio se mesazhi që përçon seti fotografik është shumë i bukur.
“Ne jemi në paqe apo jo, dhe kjo është diçka e drejtë. Çfarë mund të ketë me të bukur kur dy gra në kahe krejt të kundërta bashkohen në një mesazh të tillë”, tha Ana Pacheco .
Ideja për t’u bërë pjesë e këtij grupi të armatosur lindi në kohën kur në oborrin e shtëpisë së saj pa një vajzë e vogël gurrilse e armatosur dhe me uniformë.











