Kreu i PD-së, akuzoi sërish krerët e koalicionit qeverisës, se nuk i hapën dot negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.
“Dyshja Rama Meta nuk i hapen dot negociatat, pavarësisht si asnjëherë tjetër, kishin mbështetjen e plotë të opozitës. Nuk përparon vendi, nuk hapen negociatat me blerje votash dhe shkatërrim zgjedhjesh, ekonomia rrokulliset në korrupsion, në tatime, dogana”, deklaroi Basha.
Nga Vlora ka nisur debati kombëtar që i paraprin zgjedhjes së kryetarit të FRPD-së, i cili do të zgjidhet me parimin një anëtar një votë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e nisi fjalën me një minute heshtje, në nderim të viktimave të akteve terroriste në Francë.
Më tej, kreu i demokratëve vlerësoi shpirtin e garës me 6 kandidatëve, ndërsa theksoi se kjo është një garë e lirë dhe e tillë do të vazhdojë deri në fund. Kandidatët për kreun e FRPD-së janë: Enri Ceno, Ervin Salianji, Greta Koçi, Oriela Nebijaj, Lisander Hoxha dhe Belind Këlliçi.kandidatet frpd
“Do të vendosni me votë. Asgjë nuk është e paracaktuar, asnjë s’ka mbështetje të veçante dhe të gjashtë kanë mbështetje të plotë për të garuar dhe fituar. 20 debate do të zhvillohen. Të rinjtë po vijnë dhe do të vijnë, jo thjesht për të qenë anëtarë, po vijnë dhe do vijnë për të marrë stafetën, për të marrë në duar fatet e vendit”, deklaroi Basha.












