Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thirrur në një takim kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, vetem pak ore pas akteve terroriste qe ndodhen ne Paris. Besohet se një nga çështjet që u diskutua ka të bëjë pikërisht më gjendjen e sigurisë së Shqipërisë perballe mundesise se ndonje akti terrorist edhe ne vendin tone. Megjithëse ende nuk është bërë publike se për çfarë eshte folur ne takim.
Sherbimi Sekret shqiptar mbulon aktet terroriste dhe nderkohe mbikqyr elemente me prirje radikale. Policia shqiptare ka arrestuar disa muaj me pare nje numer klerikesh apo praktikantesh te fese islame bazuar kryesisht mbi informacionet e sherbimit sekret, per lidhje me shtetin islamik ISIS. Te pakten 130 shqiptare jane te angazhuar ne luften ne Siri, ne brigadat nderkombetare te Shtetit Islamik.











