Ka qënë stërvitje ushtarake. Kështu deklaroi mbrëmë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë një interviste dhënë në programin Oktapod, të Turjan Hyskës, në Vizion Plus lidhur me alarmin e përhapur në disa media se një dron po mbikqyr shtëpinë e kryeministrit Rama. Kodheli u shpreh se ka qenë thjesht një stërvitje ushtarake, ku helikopteri kryente një manovër.
Përsa i përket cështjes së vëzhgimit të Hapësirës Detare dhe pretendimit të KLSH se i është dhënë një kompanie që shet celularë, Kodheli u shpreh se e gjitha është një gojëdhënë, pasi kompania fituese është përfaqësuese zyrtare e “Jam Electronics”, që është kompani prodhuese e radarëve, që ka vepruar që nga 2005 e deri në 2011 në Shqipëri.
Përsa i përket kompanisë që rikonstruktoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe pretendimit të KLSH se është një firmë pastrimi, Kodheli u shpreh se ajo kompani ndërton sot hidrocentrale. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se është për kriminalizimin e shpifjes, pasi cdo njeri, përfshi gazetarët, duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

