Një mesazh kërcënues është publikuar sot pasi ka ardhur në adresën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mesazhi është nisur nga Brigadat e Kuqe rreth orës 10.44 të paradites dhe përmbajtja lidhte me aktet të mundshme terroriste në Shqipëri.
“Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën anti-ISIS. Tani e keni rradhën ju”, shkruhet në e mailin e nisur në adresën e ministrit të Brendshëm.
“Brigadat e Kuqe” shfaqen për herë të parë në një format terrorist islamik në vendin tonë.
Deeri tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me këtë mesazh ndërkohë që policia ka shtuar masat e sigurisë që nga mesnata e kaluar.












