Stanislav Marchal, në të djathtë me cantë në shpinë
Marie Marchal, sipërmarrësja franceze që punon në Tiranë, dhe ka një ndër lokalet e njohura në bllok për ëmbëlsira, bukë dhe kafe franceze, ka pasur të birin Stanislav në sallën e koncerteve Barclan mbrëmë. I biri është mjek dhe për një kohë ka shërbyer edhe në Tiranë.
Maria ka treguar për news 24 ne bisede me gazetaren Olta Bruka, se si e mësoi ngjarjen.
Ajo e njohu të birin jo nga biseda me të dhe as nga ndonjë të dhënë tjetër por duke qëmtuar lajme për aktin terrorist ka hasur në kopertinën e gazetës së njohur franceze Liberation. Në kopertinë ka njohur të birin i cili bashkë me një tjetër po mbante në duar një të plagosur.
Sic tregon Maria ajo ka arritur të flasë me të birin shkurt sot në mëngjes. “Djali ishte poshtë, i ka parë duke qëlluar dhe është nisur të dalë jashtë. Duke dalë ka marrë një të plagosur në krahë dhe janë nisur drejt urgjencës. Kanë qënë 1200 persona në sallë dhe Stanislav ka dalë nga një dalje emergjente. Më mua nuk ka folur shumë por me të vëllain ka folur. Nuk ka dëgjuar shumë, pasi ka pasur shumë zhurmë. E përgëzoi për aktin që ka bërë. Në valën e vdekjes atij i ka rënë ndërmend të marrë një të plagosur me vete”.
Stanislav e ka shtëpinë jo më shumë se 100 metra nga salla e koncerteve.
Maria ka 5 fëmijë dhe që të gjithë jetojnë në Paris, mes tyre një prej fëmijëve është gazetare. Një prej djemve të saj ka shkruar një libër për Shqipërinë.
Maria jeton në Shqipëri prej gati 25 vitesh. Ajo filloi punën këtu me projekte sociale dhe më pas ndërtoi një biznes të suskesshëm në qendër të Tiranës. Në vitin 1997 por edhe ne 2004 kandidoi për deputete në parlamentin shqiptar në zonën e Kavajës dhe me pas ne Tirane por nuk fitoi.











