Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi deklaroi sot për mediat shqiptare gjatë një konference për shtyp se Shteti Islamik i ka hapur luftë Francës. Por tha ai Franca ka kaluar kriza të shumta por është sërish e fortë. “Ne kur sulmohemi nuk mposhtemi, nuk mund të terrorizohet Franca”, tha ambasadori Fitoussi duke perifrazuar fjalimin Presidentit Hollande natën që shkoi se francezët do ta luftojnë terrorizimin kurdo dhe kudo ku ai gjendet.
Franca është në zi, Franca është në luftë, tha Ambasadori. Sot vajtojmë 128 viktima dhe bilanci i tyre mund të rritet.
Në vijim Ambasadori francez shprehu mirënjohjen e tij autoriteteve shqiptare për mbështetjen që në momentet e para të akteve terroriste në Paris.
Ai tha se deri në mesditën e sotme nuk ka pasur informacione për viktima nga Shqipëria.
Ai lajmëroi se të hënën në orën 18.00, do të ketë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të Parisit në sheshin Skënderbej, para Muzeut Kombëtar në Tiranë.











