• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blushi: Shqipëria po rrokulliset në një drejtim të paditur

admin by admin
13 November, 2015
in Politika
0
Blushi: Shqipëria po rrokulliset në një drejtim të paditur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari dhe deputeti i majtë Ben Blushi deklaroi se “Rilindja si doktrinë nëse mund të quhet doktrinë, me të cilën socialistët fituan zgjedhjet e 2013-ës, falimentoi dhe sot kjo është më e vërtetë se kurrë”. “Gjendja ime, mënyra se si e shoh Shqipërinë sigurisht që ka lidhje me librin “Kandidati”, tha Blushi gjatë një rrëfimi të gjatë në “Wake Up” në “Top Channel”, për botimin e tij të fundit por edhe për qëndrimet e tij në politikë. Ai u shpreh se nuk ka kuriozitet nëse kryeministri Edi Rama e ka lexuar apo jo “Kandidatin”, por tha se “beson se Ramës nuk i bën mirë që ta lexojë këtë libër”.

“Për mua ka rëndësi sot se çfarë mendojnë shqiptarët. Sigurisht që unë nuk i përfaqësoj të gjithë, por jam i bindur që një pjesë e madhe e shqiptarëve ndajnë të njëjtin mendim; se Shqipëria po rrokulliset në një drejtim të paditur. Pse na ikin 100 mijë vetë në ditë në Gjermani?! Kjo bisedë është e trishtuar, por është e vërtetë. Në qoftë se hapet ky vend, rrezik do të ikin edhe 500 mijë të tjerë, në qoftë se Merkeli del në TV dhe thotë ‘pranoj shqiptarë sa të doni’. Po 200 mijë për lotarinë amerikane?! Janë 70 për qind e të rinjve të papunë, mbarojnë shkollën por nuk gjejnë një punë. Rritja ekonomike më e ulët në rajon, raporti me bizneset dhe thithja e investimeve të huaja më e vogël se Maqedonia dhe Kosova. Pra pyetja është: ku po shkojmë? Përveçse krizë ekonomike, të cilën ndoshta nuk e zgjidhim dot, fatkeqësia është se jemi futur edhe në një krizë të madhe morale, sepse ajo që po ndodh në Parlament nuk janë ato çfarë njerëzit donin të shihnin”, tha Blushi.
Sipas tij, njerëzit mund ta pranojnë varfërinë deri në një masë, por padrejtësinë nuk e pranojnë dot, as pabarazinë.
“Në qoftë se qeveria jep pabarazi dhe padrejtësi, sigurisht që njerëzit thonë: ‘duhet të ikim nga ky vend!’. Ne duhet ta frenojmë këtë gjë. Ky është plani im, në qoftë se ka ndonjë plan”, tha ai.
Blushi foli edhe për debatin se sa janë të ngjashëm personazhet letrarë tek “Kandidati”, me personazhe të njohur të politikës dhe medias.
“E di që është bërë ky debat. Por libri nuk është një gjëegjëzë. Unë nuk shkruaj gjëegjëza që dikush të përpiqet t’i gjejë. Nuk është ky qëllimi im. Por në qoftë se ju identifikoni njerëz që ju pëlqejnë, njerëz që i njihni dhe besoni që filan personazh është në fakt ky, atëherë unë e kam arritur qëllimin tim. Pse?!… Sepse ju aty shihni njerëz që i njihni realisht. Dhe nëse letërsia përshkruan botën që jetojmë, ajo ia ka arritur qëllimit”, u shpreh ai.
Libri, sipas Bushit, “lindi nga zgjedhjet e shkuara në të cilën shumë qytete të Shqipërisë u detyruan të votojnë njerëz të pavotueshëm. Dhe kur ti sheh sesi një qytet për arsye që nuk i kupton dot, voton për njerëz që nuk mund të votohen dhe ua thua që ky njeri është i pavotueshëm, ai jo vetëm që votohet në mënyrë të ekzagjeruar por nuk ka asnjë lloj rezistence; atëherë pikëpyetja është: Po këta njerëz mendojnë para se të votojnë?”, u shpreh Blushi.
“Është e pamundur që një qeveri apo klasë politike të jetë komplet e pandjeshme sa të mos kuptojë që populli është i mërzitur dhe është gati për të reaguar. Unë prandaj them në fund (të librit) si alegori; A ka ardhur dita që shqiptarët të mendojnë pak më shumë? Unë them që po!”, tha ai.

(“Top Channel “)

Previous Post

Tiranë, zjarr në papafingon e banesës së oficerit të policisë

Next Post

Droni mbi vilën e Edi Ramës në Surrel ngre në alarm Gardën e Republikës

admin

admin

Next Post
Droni mbi vilën e Edi Ramës në Surrel ngre në alarm Gardën e Republikës

Droni mbi vilën e Edi Ramës në Surrel ngre në alarm Gardën e Republikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.