
Të premten ne 14.00 zhvillohet miqësorja festive mes kombëtareve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë. Skuadra e Tiranës ka shkuar që sot në kryeqytetin kosovar.
Të dy ekipet po qëndrojnë në të njëjtin hotel ndërkohë që miqësia mes tyre i ngjan lojtarëve të një skuadre.
Hekuran Kryeziu, Denis Markaj të përfaqësueses së Kosovës dhe Xhimshiti, Ajeti dhe Aliji nga Kombëtarja shqiptare janë ulur së bashku duke biseduar.












