

Banore të Institutit Bujqesor Kamez protestuan sot para parlamentit për kthimin e energjisë elektrike në dhomat studentore ku ata banojnë sëbashku me familjet e tyre. Energjia u është ndërprerë prej 10 muash dhe ata jetojnë nën dritën e qirinjve.
Edhe pse pa drita, OSHEE vazhdon tu coje fatura kolektive, madje edhe me tarifen e perdorimit te TV, ne nje kohe kur nje dhome e vjeter ish-konvikti quhet banese per ta.
Protestës iu bashkua edhe deputetja Mimoza Hajdarmataj e cila tha se “beteja me terrin te shkaktuar nga qeveria dhe me shperfilljen arrogante te pushtetit te krimit, nuk do nodale”.
Prej disa muajsh Hajdarmataj po mbështet protestën e banorëve të Institutit të cilët po vuajnë errësirëne dhe pse janë gati të paguajnë energjinë elektrike në këmbim të faturave.











