Opozita kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës pas ndotjes së plazhit të Durrësit nga hidrokarburet e derdhura në det.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit, Jamarbër Malltezi, inspektoi zonën e ndotur të plazhit, ku tha se kjo kërkesë është edhe në përputhje me ligjin “Për Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Ndotja dhe Dëmtimi”.
Opozita kërkon që qeveria të identifikojë përgjegjësit e ndotjes dhe të marrë masat dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve.
Malltezi ka formuluar 11 pyetje për qeverinë:
1. Cili është burimi dhe shkaku i ndotjes?
2. Cili është ndotesi dhe sasia e ndotesit? Keto jane detyrime ligjore bazike.
3. Pse nuk zbatohen ligjet “Per Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Ndotja dhe Demtimi” dhe “Per Emergjencat Civile”?
4. A ka institucione ky shtet apo ka vec tendera?
5. A ekzistojne ne kete vend institucione te tilla si: Agjensia e Bregdetit? Kapiteneria e Portit? Roja Bregdetare? Inspektoriati Mjedisor? Agjensia Kombetare e Ushqimit?
6. Pse paguajme mijëra paga per punonjes dhe institucione qe kur na duhen qenkan ne gjume?
7. Kush do na garantojë që peshqit dhe guackat e kontaminuara nuk do perfundojne ne pjatat e Shqiptareve?
8. Kush do paguaje për të kompensuar humbjet e bizneseve turistike ne bregdetin e Durresit?
9. Kush do duhet të kompensojë peshkataret e Durresit qe per disa muaj nuk duhet të gjuajne peshk?
10. Kush do paguaje apo si do kompensoje per rastet e semundjeve te lekures apo edhe te semundjeve kancerogjene qe mund te shfaqen?
11. Kush po kontrollon token, ajrin dhe detin ne kete vend? Kjo pasi nga toka po behet kontrabande qindra miliona eurosh, nga ajri po hyjne e dalin avionet e drogës, deti po ndotet me tonelata mbetjesh toksike dhe qeveria nuk ka asnjë përgjigje?












