Shoferi i një autobusi në Moskë ka humbur kontrollin e mjetit, pasi e ka zënë gjumi, duke e përplasur autobusin me një shtyllë ndriçimi.
Shtatë pasagjerë u lënduan, ndërsa një grua pësoi frakturë në boshtin kurrizor. Momenti i përplasjes është fiksuar nga kamerat brenda autobusit.
Ky aksident iu shtua listës së 3500 aksidenteve, në të cilat janë përfshirë autobusët, vetëm gjatë këtij viti.












