I jati i Franc Konomit që u vra para 5 vitesh është gjetur i vdekur në banesën e tij të paktën dy ditë pasi ka dhënë shpirt. Policia dyshon për vdekje jonatyrale ndërkohë që po ballafaqohen ekspertizat e ndryshme mjeko-ligjore rreth shkakut të vdekjes së babait të të fortit të rrugës Bardhyl.
Stefan Konomi 78 vjeç, ishte gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë së hënës, pasi policia u njoftua nga të afërm të Stefan Konomit të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Ata nuk kishin arritur të lidheshin me Konomin prej disa ditësh.
Raporti mjeko- ligjor ka gjetur si shkak atakun në zemër por ndërkohë policia ka kërkuar edhe një provë tjetër, atë të bllokimit të frymëmarrjes.
Policia vijon të dyhsojë se e kaluara e djalit të tij Franc Konomi mund të ketë ndonjë lidhje me vdekjen e Konomit plak.
Konomi jetonte i vetëm në banesën e tij në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Dy djemtë e tij jetojnë jashtë vendin, ndërsa djali i trete i tij Franc Konomi mbeti i vrare në vitin 2010 pasi u qellua per vdekje nga persona të paidentifikuar.
Franc Konomi u bë i njohur në Tiranë dhe emri i tij dominoi në disa ngjarje të rënda brenda dhe jashtë vendit që prej vitit 1992 kur u akuzua se ishte ai që vrau Gaz Mucën, një tjetër eksponent të njohur të krimit të atyre viteve, i së njëjtës rrugë.











