Tregtarët pranë tregut të Medresesë dhe ata të tregut çam kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë, nëpërmjet të cilës ata kundërshtojnë vendosjen e kasës fiskale. Po ashtu shprehën edhe shqetësime të tjera, të krijuara nga operacioni kundër informalitetit për biznesin.
Gjatë protestës e cila zgjati 30 minuta ata shprehën kërkesat e tyre.
1-të mos kenë kontrolle të shpeshta tatimore
2-të mos miratohen ndryshimet penale që parashikojnë dënim të tregtarëve
3-të lejohen të punojnë të qetë
Ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën, ndërsa të bashkuar, ditën e premte do të protestojnë përpara kryeministrisë, në kauzën e përbashkët. Të shqetësuar shprehen se nuk përballojnë dot gjobat e vendosura nga tatimorët.
“Drejtoria e tatimeve duhet të na lejojë të punojmë, 4 grupe tatimesh na kontrollonë gjatë një dite. Kjo situatë kontrollesh vijon prej tre muajsh”,shprehen tregtarët e tregut çam. ”
Kemi dalë për bukën e gojës, të vesh gjobë 5 milionë lekë për një kupon..të vesh 5 milionë lekë se nuk ke inventor, çfarë iventari. këtu është tregu i lire, i merr 5 lekë aty dhe i shet 7 lekë këtu. Poshtë diktatura, po na bëjnë diktaturë. Nuk ka as opozitë në Shqipëri. Ku janë ata të çohen, vetëm, llafe kanë ata”, shprehet një tregtar i tregut të Medresesë. /oranews.tv.












