Shumë prej jush mund të mbajnë mend romanin e Fatos Arapit “Dikush më buzëqeshte”. Një dokument sekret dërguar në Komitetin Qëndror me 10 gusht 1972, publikuar sot nga Shqiptarja.com tregon sherret, inatet, cmirat dhe spiunimet, sajesat dhe ndërlikimet e sigurimit në jetën e përditshme të shkrimtarëve dhe një histroi që lidhej me këtë roman dhe subjektin e tij që kthehet shumë shpejt në makth për shkrimtarin.
Sipas raportit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme informatat e mbledhura nga bashkëpunëtorët e Sigurimit zbulonin një përplasje të paprecedëntë mes Fatos Arapit dhe Ismail Kadaresë.
Gazeta shkruan se raporti tregon se Fatos Arapi kishte botuar një novelë me titullin “Dikush më buzëqeshte”, ku përflitej se aty në një personazh negativ autori kishte portretizuar Kadarenë.
Prej këtu nis një intrigë e gjatë thashethemesh e raportimesh, ku sipas raportit të Sigurimit një klan shkrimtarësh e kritikësh ishin shfaqur hapur në luftë kundër shkrimtarit. Shqiptarja.com e publikon të plotë këtë raport.











