Një 23-vjeçar i cili u gjet nga gjykata si fajtor pasi ka mashtruar vajza të reja, duke i gënjyer ato se do i punësonte si figurante në videoklipe të ndryshme që ai filmonte me këngëtarë vendas.
Tedi Durishti hiqej në ambiente të ndryshme si menaxheri i kompanisë “Ami Event”, në pronësi të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës.
Ai ia dilte të imponohej si krijues videoklipesh dhe reklamash. Ndërkohë përmes profilit të tij në facebook me emër “Tedi Kudo Fanca”, joshte vajzat e reja duke i ftuar ato të punësoheshin si figurante në videoklipe dhe reklama të ndryshme.
Në fakt ato nuk punësoheshin por punësonin Durishtin pasi e paguanin atë për këtë mundësi që u jepte.
Gjykata ka faktuar se të paktën tri vajza A. Hida, M. Hoxha, L. Duka kanë paguar Tedi Durishtin me një shumë prej 1 milion e 50 mijë lek të vjetra për të qënë pjesë e videoklipeve që krijonte mashtruesi. Ai u dënua me 2 vjet burg për akuzën e mashtrimit me pasoja financiare.












