Kishte kohë që hajdutët vidhnin shtëpi por asnjëherë ushqime. Kryesisht hajdutët rrëmonin për para, stoli të ndryshme apo pajisje elektroshtëpiake si televizor.
Por tani po shfaqen vjedhje që ishin harruar prej kohës.
Policia e Beratit arrestoi sot shtetasin M, 18 vjeç, banues në Berat, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit E.Z, 68 vjeç, banues në Berat, 50 litra raki.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penal “Vjedhja” parashikuar nga nenet 134 dhe 283 të Kodit Penal.











