Shteti federal i Baden Vyrtembergut në Gjermani do të nisë riatdhesimin masiv të azilkërkuesve nga Ballkani. Sipas mediave gjermane, ministri i brendshëm i këtij shteti federal ka gati planin prej disa pikash, që do të bëjë të mundur dëbimin e mijëra shqiptarëve dhe shtetasve nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të tashmë konsiderohen zyrtarisht vende të sigurta origjine. Kjo do të thotë se atyre u mohoet e drejta për azil në shumicën e raste. Plani i qeverisë së Baden Vyrtembergut parashikon nisjen e riatdhesimeve në masë, në fillim të vitit të ardhshëm. Dëbim do të thotë, që shtetasve ballkanas të riatdhesuar u hiqet e drejta të shkelin në Gjermani për një periudhë 30 mujore.
Për këtë arsye, autoritetet nxisin rikthimin vullnetar të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, që gjithësesi për muajin tetor përbënin vetëm 5% të kërkesave në Baden Vyrtemberg. Një tjetër plan i qeverisë qëndrore të Berlinit është edhe ai për të cilin u ra dakord në bisedimet mes treshes së krerëve të koalicionit qeverisës, Merkel-Zehofer-Gabriel. Bëhet fjalë për ngritjen e qendrave speciale të regjistrimit, për refugjatët me shanse të pakta për të fituar azil, siç janë ata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Bosnje Hercegovina. Të regjistruarit në këto qendra do t’u nënshtrohen procedurave të përshpejtuara, në mënyrë që, siç tha edhe kreu i socialkristianëve bavarezë Zehofer krijon më shumë mundësi për përkujdesjen ndaj atyre që janë vërtet në nevojë. Sipas planit të kabinetit Merkel do të ngrihen 5 qendra të tilla, në Bavari, Bamberg e Manching.abcnews












