Xhemal Zhuri
Në afërsi të Gjykatës së Lartë në Tiranë, një person i identifikuar është ngjitur pranë një vinçi i cili është në një objekt në ndërtim.
Ai kërcënon për vetëvrasje. Mësohet se ai është Xhemal Zhuri, por ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë veprim.
Skënder Tufa – Xhemal Zhuri
Tentativa e vetëvrasjes së Xhemal Zhurit, është e përsëritur. Edhe më së tre vjet më parë ai ka tentuar të vrasë veten, sërish duke tentuar të hidhej nga një tjetër vinç, i një tjetër pallati në ndërtim. Tentativa e parë e vetëvrasjes, kishte si motiv mosmarrjen e dëmshpërblimit si ish-i burgosur politik.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore për të dialoguar dhe zgjidhur këtë situatë.
Rasti i mëparshëm i tentativës së vetëvrasjes te i njëjti objekt
Më se tre muaj më parë, në korrik, një tjetër person tentoi të hidhet nga një vinç te i njëjti objekt në ndërtim, te Gjykata e Lartë, pranë kishës ortodokse në kryeqytet.
Mësohet se 50 vjeçari, Ethem Gryka ka qëndroi për rreth 40 min në katin e 12 të një pallati, në ndërtim e sipër.











