• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Zagani: Kur dhe si e morëm informacionin e parë për avionët e drogës

admin by admin
10 November, 2015
in Kronika
0
Dritan Zagani: Kur dhe si e morëm informacionin e parë për avionët e drogës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Në lidhje me avionët kanë qenë ‘out’ deri sa më ka thirrur shefi i sektorit në Fier, Skënder Hitaj, që më bëri të ditur një informacion zyrtar të SHISH, Lushnje, për avionë që ulej e ngrihej në një zonë të Divjakës, në fshatin Adriatik, fund mars, fillim prilli, të vitit 2014”, rrëfen midis të tjerave më tej Dritan Zagani.
Për këtë informacion, ai rrëfen se “Shkuam me shefin në fshat dhe e verifikuam vetë. Pas verifikimit mbeta i shokuar, dhe se ishte sikurse raportonte SHISH. Verifikova jo vetëm që kishte ardhur në Divjakë avioni, kishte ardhur herë tjetër edhe më parë, edhe në Vlorë”.

Më poshtë vijimi i intervistës


Gjatë kohës që ishit në detyrë, a ka pasur të dhëna për trafikun e drogës me avion, për pista të tjera që përputhen me kohën e rrëzimit të avionit në Divjakë?
Lidhur me avionët, unë kam qenë out deri në një moment kur më thirri shefi im I sektorit në zyre që do ta them për hir të së vërtetës  dhe më rezulton ndër të vetmit kolegë që ka qenë korrekt në drejtim të asaj që është bërë dhe thënë në punën operative dhe profesionale zoti Skënder Hitaj. Deri në atë moment kur më ka thirrur shefi Skënder Hitaj në zyrë dhe më ka bërë prezent një informacion që kishte ardhur në rrugë zyrtare për drejtorinë e policisë Fier, nga shërbimi informative shtetëror dega Lushnje për një informacion për një fakt të tillë, të dhënat për një avion që është ulur dhe ngritur në një zonë të Divjakës, por jo pikërisht atje ku bëhet fjalë që më pas u rrëzua Riformato, por në fshatin Adriatik, unë dhe shefi im jemi vënë në dijeni nëpërmjet këtij informacioni që ka ardhur në mënyrë zyrtare, SHISH, Posta sekrete, cikluar nga drejtori për sektorin e krimit të organizuar, cikluar nga shefi sektorit dhe njoftuar unë si shefi i seksionit i linjës direkte të antidrogës


Ç’ndodhi?
Pas këtij informacioni më thirri shefi dhe më tha na del detyrë emergjente ta verifikojmë dhe ti japim një përgjigje këtij informacioni, sepse e kërkon edhe qendra lart, sa më shpejt të jetë e mundur. Ngela pak I habitur sepse nuk e besoja që të vinin avionë dhe të merrnin hashash. Kjo ka ndodhur afërsisht një muaj para se të arrestohem diku në mars apo prill 2014. Ishte periudha kur sapo kisha parë targën e ministrit kur po më shiteshin informacionet dhe ndihesha jo i tradhtuar, por i shpartalluar dhe nuk kisha dëshirë më të merresha me punë dhe I thashë shefit të dërgojmë ndonjë oficer të bëjë verifikimin. Por ai më tha jo d të shkojmë ne të dy të bëjmë verifikimin dhe bëmë verifikimin që e kam sqaruar dhe më parë që të mos biem në përsëritje. Pas verifikimit kam mbetur pak I shokuar profesionalisht dhe mësova këtë që ishte në të vërtetë ashtu siç e kishte shkruar SHISH fjalë për fjalë nuk mungonte asnjë detaj.


Hetuat më tej?
U interesova me lidhjet dhe njohjet e mia të punës operative  dhe verifikova jo vetëm që ishte e vërtete që vinte në Divjakë për arsye të motit, sepse në pranverë zona e Vlorës, ku vinte zakonisht avioni bëhej llucë dhe ai nuk mund të ulej dot në zonën e Pishporës ku kisha informacion, kur kishte qenë moti i thatë në Vlorë kishte ardhur disa herë të tjera. Kur e verifikova mësova që ishte e vërtetë dhe funksiononte si linjë. Në Vlorë mësova që ishte e vërtetë që vinte edhe për hashash. Ishte linjë dhe ka funksionuar shumë herë. Dhe nga ajo që mu tha se që në fushatën zgjedhore ka nisur të vijë, për herë të parë në Vlorë dhe ishte perfeksionuar si linjë që njihej mirë nga trafikantët e Vlorës. Trafikantët e vlorës përveç trafikut në rrugë tradicionalë që ishin mësuar edhe nga policia jo vetëm nga trafikantët për të cilët tashmë ishte njohur dhe funksiononte linja ajrore
Në këto momente i thashë shefit ky është info shumë interesant dhe do interesohem andej matanë, do të pyes pak mikun tim se si qëndron ky problem nëse kanë të dhëna edhe italianët, të pyes nëse a ka shtetas shqiptarë që nëse nuk kanë vetë avionë a përdorin avionë të tillë, që janë të pajisur me leje drejtimi për këto lloj avionësh, meqë linja ishte Shqipëri – ItaIi dhe droga ishte mall Lazarati, patjetër shqiptarë ishin në mes.
Kërkova ndihmë Giulianit për një fakt të tillë nëse kishin dijeni për këtë dhe të më orientonte ku mund të filloja hetimet dhe të më ndihmonte më njohjet dhe mundësitë që ka ai për personat shqiptarë, shtetas shqiptarë që kanë patenta të tilla që drejtojnë të tillë mjete se për shtetas italianë e dija që ka. Deri në atë moment nuk e kisha menduar, ishte e thjeshtë të merrej një patentë e tillë të blihej një avion apo merrej me qira për t’u përdorur.


Ju erdhi përgjigja?
Me Giulianin nuk kam folur direkt atë ditë por pasi disa ditë hetimesh që bëmë ne dhe gjithmonë kam folur me të nëpërmjet telefonit të punës dhe e-mailit të punës, që ishin zyrtare, i kërkova ndihme për pilotët dhe nëse kishte ndonjë të dhënë apo fakte rreth kësaj çështje trafiku që na kishin dalë në fakte në lidhje me Italinë. Pas disa ditësh me merr në telefon miku im dhe thotë se kam kërkuar bërë një sondazh dhe kam arritur të gjej 11 shtetas shqiptarë ta kam dërguar listën e ke ne e-mailin tënd të punës.


Ky e-mail me 11 emra pilotësh që po hetonit për lidhje me trafikun, është në adresën tuaj të e-mailit zyrtar të punës?
Po po, është. Në adresën time zyrtarë të e-mailit të punës I cili nuk mund të hapet në anë të tjera dhe persona të tjerë.


Eproret kanë dijeni pas mbërritjes së këtij e-maili?
Normale që po, edhe mund të fshijnë të dhënat nga server qendror por gjithnjë mbetet gjurmë. Unë e kam deklaruar, sapo më mori Guiliani në telefon unë e dija se isha dhe në përgjim. I kam thënë shefit tim menjëherë, shefi me ka ardhur nga miku im, një listë me 11 persona, nga këta unë momentalisht nuk arrij të identifikoj më emër mbiemër asnjërin prej tyre se çfarë përfaqësojnë. Kjo për arsye se së pari kanë shtrirje në të gjithë Shqipërinë.


Bëtë verifikime, kishin biznese këta pilote në Shqipëri?
Ky është diskutimi që po të them. Në këto moment i them shefin të shoh çfarë përfaqësojnë se mund të jenë dhe njerëz të pastër, të shoh a lidhen me çështjen që ne hetojmë dhe sat ë arrij të dërgoj me e-mail që ta përcjellësh ti lart bëj verifikimet përkatëse do të përpiloj një informacion, do ta shoqëroj së bashku me listën dhe do ta përcjellësh ti lart se kam ndërmend me u marrë më me këto muhabete.

Previous Post

Horoskopi, 10 Nëntor/ Yjet thonë për JU

Next Post

DRITAN ZAGANI – INTERVISTA, PJESA E DYTË (E PLOTË)/ Oficeri i Policisë denoncon me emra skemën dhe të implikuarit në trafikun e drogës

admin

admin

Next Post
DRITAN ZAGANI – INTERVISTA, PJESA E DYTË (E PLOTË)/ Oficeri i Policisë denoncon me emra skemën dhe të implikuarit në trafikun e drogës

DRITAN ZAGANI – INTERVISTA, PJESA E DYTË (E PLOTË)/ Oficeri i Policisë denoncon me emra skemën dhe të implikuarit në trafikun e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.