Pas dorëheqjes së Luneda Sufalit, në krye të Drejtorisë së Lojërave të Fatit është emëruar Zhani Çakuli, djali i drejtorit të emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli.
Zhani Çakuli mbante më herët detyrën e drejtorit të IT-së në Drejtorinë e Lojërave të Fatit.
Drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga posti një ditë më parë.











