Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në shtëpinë e tij. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por sipas informacioneve të para të Policisë, viktima kishte katër plagë me armë në gjoks. Të njëjta burime tregojnë se viktima është Behar Haxhiu rreth 34 vjeç.
Sipas policisë, menjëherë u shkua në vend ngjarje ku është konstatuar i vrarë personi i sipër përmendur i cili kishte poshtë trupit të tij një armë zjarri të modelit 56, automatik. Nga këqyrja që ju bë kësaj arme u vu re se ajo ishte në pozicion të mbushur me (fishek në folenë e fishekut), në pozicion qitje me breshëri. Në vend ngjarje u konstatuan se nga kjo armë kishin dalë 6 gëzhoja. Pasi u bë këqyrja e kufomës, nga ana e ekspertit mjekoligjor e kriminalist, u vu re se qitja ishte bërë me puqitje që është karakteristikë e rastit të vetëvrasjes.
Ky shtetas ka pasur precedent penale në shtetin Grek dhe ishte dënuar me disa vite burg në atë shtet, për veprën penale, vjedhje me dhune, si edhe nga pas kthimit në Shqipëri ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet se Haxhiu ka vdekur që prej dy ditësh, por vetëm sot është gjetur nga Policia. Ai ishte larguar për një kohë nga fshati ku banonte dhe kohët e fundit ishte kthyer sërish.
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se për së mund t’i ketë dhënë fund jetës 34-vjeçari, por policia vazhdon hetimet.











