Impulset duket se nuk do të ndalen për qeverinë. Pas lëvizjes në Ministrinë e Drejtësisë, deputeti i LSI-së, Spartak Braho flet për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar, i cili brenda dhjetorit pritet të jetë i rifreskuar.
“Këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan. Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht brenda këtij viti besoj se do ketë edhe përmirësime të tjera”, deklaroi Braho.











