Është arrestuar shtetasi Adrian Mançellari, 30 vjeç, banues në Tiranë. 30 vjeçari ishte person në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vite burgim për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve’’.
Munçellari ishte shpallur në kërkim më datë 14.07.2015, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë me 5 vjet burg, ku i kanë ngelur për të vuajtur 2 vjet e 12 ditë burg për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve’’. Neni 283/1 i K. Penal.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.











