Një ndër pilotët e përfshirë në listën e Zaganit si të dyshuar për trafik droge ka reaguar përmes emisionit Opinion duke hedhur poshte akuzat. “Nuk jam i përfshirë në trafikun e drogës”, thotë Petrit Xhuveli në një reagim për Opinion, emeri i të cilit në fakt ishte dhënë me iniciale. “Unë jam i pari në atë listë dhe më besoni është shumë e rëndë ta lexoj prej kaq larg, si shpërdorohet emri im. Punoj si “Captain në Qatar Airways” dhe ju kuptoni që sa e rëndë është për mua të përmendem për një krim që nuk e kam bërë”, thekson ai.
Ai është kapiten në Katar dhe mohon çdo lloj lidhje të emrit të tij me trafikun e drogës.
Lidhur me listën e publikuar me emrat e aviatorëve shqiptarë në Itali, ish-shefi i antitrafikut, Dritan Zagani është shprehur se “kërkuam nga kolegu italian nese kishte shqiptare të pajisur me patente avioni. Ai na solli një listë me 12 emra. Ne po hulumtonim nese keta kishin lidhje me kete trafik ajror te droges”. Më pas Zagani është shkarkuar nga puna.











