Foto Ilustruese
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Taks-Forcën e Prokurorisë Fier, mbas një pune dy mujore me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin “QKR”, ku në përfundim të tij u arrit të kryej arrestimi, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv ” të shtetasve, Mehmet Muskaj, Martin Tahamazaj, të dy me detyrë punonjës pranë zyrës vendore të QKR Fier.
Gjithashtu u arrestuan, Zalo Mukaj, Nexhat Kulla, Ervin Kumaraku.
Të njëjta burime bënë të ditur se u shpall në kërkim shtetasi, A. H., për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ju merrnin lekë shtetasve të ndryshëm që aplikonin për t’u regjistruar në zyrën e QKR Fier.
Të arrestuar
– Mehmet Muskaj, 44 vjeç, punonjës pranë zyrës vendore të QKR Fier.
– Martin Tahamazaj, 40 vjeç, punonjës pranë zyrës vendore të QKR Fier.
– Zalo Mukaj, 50 vjeç,
– Nexhat Kulla, 55 vjeç ,
– Ervin Kumaraku, 34 vjeç.
U shpall në kërkim
– A. H., 49 vjeç











