Zamir Shtylla – Arben Skendo
Ka vijuar sot, pjesa e dytë e oficerit të Policisë Dritan Zagani, për
emisionin “Opinion” në TV “Klan”. Duke shpjeguar marrëdhëniet e tij me Xhulianin, kolegun e tij italian, ish-zëvendësshefin e “Guardia di Financa”-s, Zagani shpjegoi se për rastet që nuk i lejohej ti arrestonte në Shqipëri, ai kërkonte ndihmën e kolegut italian për ti arrestuar në Itali.
Ndërsa në shpjegim të dosjes dhe akuzave të ngritura ndaj tij, ku akuzohet për “shpërdorim detyre” apo edhe “për dekonspirim aksionesh” Dritan Zagani u shpreh se “dosja ndaj meje është stisur nga prokuroi Anton Martini, me materialet e servirura nga SHKB-ja dhe ish-sigurimsat Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla”.











