Foto Ilustruese
Një zjarr ka përfshirë një zonë malore me pyje në Vermosh të Malësisë së Madhe. Edhe pse zjarri është i përmasave të mëdha nuk rrezikohen banesat që janë përreth. Kreu i forcave zjarrfikëse në Shkodër, Zamir Sylja, ka siguruar se zjarri nuk rrezikon banesat.
Drejtues të zjarrfikëses në Shkodër kanë deklaruar se zona është e thellë dhe ndërhyrja nga toka e zjarrfikëseve është e vështirë për shkak të terrenit, duke deklaruar se nevojitet ndërhyrja nga ajri.
Burime pranë autoriteteve lokale në Shkodër thonë se ndërhyrja e helikopterëve është e pamundur këtë të diel dhe aksioni për fikjen e flakëve pritet të fillojë ditën e hënë.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka asnjë përgjegjës për vënien e zjarrit.












