Bashkia e Tiranës ka shkarkuar nga puna mbi 100 punonjës të pastrim-gjelbërimit. Sipas punonjësve tregojnë se ju kane thënë se do të ndryshonin pozicionin e punës, por papritur e kanë parë veten në rrugë, pa ditur arsyen pse.
Mbi 100 punonjës ne sektorin e pastrim-gjelbërimit ne zonën e Kombinatit që nga data katër nëntor nuk janë më në punë.
Ndërmarrja do te riorganizohej e disa prej tyre kane pranuar edhe te ndërrojnë pozicionin e punës e megjith këtë tregojnë se papritur e paralajmëruar janë gjendur ne rruge.
Askush nuk i jep përgjigje shqetësimit te tyre.
Paga që merrnin si pastruese në rrugët e Tiranës për shumicën prej tyre ishte e vetmja e ardhur per te ushqyer familjen.











