Veç 42 veturave “Jaguar” qeveria ka porositur edhe tre “Benz” të blinduar, secili nga 700 mijë euro.
Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend, ndërsa ka publikuar edhe shkresën e Gardës së republikës, e cila mban datën 01. 10. 2015 dhe shënimin “sekret”
“E dini çfarë po bën kjo qeveri, po klasifikon vjedhjet si ‘sekret’. Kjo shkresë e gardës së republikës, me shënimin ‘sekret’ dhe që mban datën 01. 10. 2015, tregon se pas jaguarizimi, qeveria ka porositur edhe tre ‘Benz’-a të blinduar, që secili kushton 700 mijë euro. Edi Rama sa u bë kryeministër, transferoi për veten e tij, ‘Benz’-in e blinduar, të vetmin që bleva unë si kryeministër, për delegacionet dhe personalitete e huaja”, denoncoi Berisha.











