Ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, do të jetë nesër në Tiranë.
Ministri gjerman do të pritet në mesditë nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe do të ketë takim mes 2 delegacioneve ndërsa fill pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp të dy ministrave.
Ministri i Brendshëm gjerman ka planifikuar edhe nje takim me Kryeministrin Edi Rama.











