Një futbollist rrihet brutalisht nga trajneri i tij. Liviu Petrache, trajner i një ekipi të rinjsh në Rumani është protagonist i një prej videove më të klikuara në “YouTube” për momentin. Aty shihet se si ai dhunon një nga lojtarët e tij që po qëndron në stol.
Petrache godet me shkelm disa herë adoleshentin. Sipas lojtarit, trajneri e rrahu pasi mendonte si ai kishte organizuar shokët e skuadrës për të shkuar në një “fast food”, duke qenë se darka e përgatitur nga kuzhinierët e skuadrës nuk i pëlqente.
Federata Rumune e Futbollit ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.











