Dëshmitarë nga protesta e sotme e studentëve, si edhe e “sulmit” të tyre me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë identifikuar si dhunues të studentëve një drejtues policie.
Sipas denoncimeve, mësohet se personi që goditi me pëllëmba, studentët, është Arsen Sinomati shefi Komisariatit Nr.2 të Policisë në Tiranë.
Arsen Sinomati, është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim”.
Nuk dihet se si pas këtij urdhri të ministrit Saimir Tahiri, ky oficer police është graduar, në një detyrë edhe më të lartë…











