• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLODI HOXHA*/Organizimi, e vetmja shpresë

admin by admin
2 November, 2015
in Kronika
0
KLODI HOXHA*/Organizimi, e vetmja shpresë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i ri shkollor dhe akademik gjen nxënësit dhe studentët duke vrapuar dyqaneve dhe librarive me lodhje dhe stres, por kjo nuk është e vetmja pamje që të zënë sytë këto ditë. Pamja tjetër, për të cilën do flas më poshtë, është ajo e prindërve tanë që ngrenë supet, mbledhin duart dhe shohin kuletën të dëshpëruar, me pak fjalë plaken para kohe vetëm e vetëm që t’na sigurojnë neve gjërat e nevojshme ose për jetesë, ose edhe veç për mbijetesë. Këtë pamje kam vite që e shoh te prindërit e mi, një pamje sa dëshpëruese aq edhe një arsye më fort për të vazhduar me ngulm për një të tashme dhe të ardhme të denjë për shoqërinë ku jetojmë.

A mund t’më përgjigjet dikush sesi mund t’ia bëjnë dy prindër që jetojnë në një zonë provinciale, me rreth 60.000 L të ardhura në muaj, të cilëve u duhet të mbajnë tre fëmijët që po shkollohen në kryeqytet?! Jua them unë sesi. Rropaten fort me punë fshati dhe në punën e shtetit, tejkalojnë çdo limit të fuqive trupore. Nuk mbaj mend herën e fundit që kanë blerë ndonjë gjë për veten e tyre, nuk bëjnë udhëtime as pushime në plazh asnjë verë dhe shumë e shumë kufizime të tjera vetëm që mos t’na lënë ne pa arsimim dhe një mirëqenie modeste.

Prapëseprapë, me gjithë këto sakrifica nuk ia dalim ndonjë muaj dhe unë e kuptoj këtë kur im atë i rrallon telefonatat nga frika se mos ne i themi që lekët na kanë mbaruar. Ky është momenti më i dhimbshëm. Qira për banesën, qira dritash dhe uji, ushqime, libra, tarifa shkolle e shumë gjëra tjera të nevojshme janë goxha shpenzime sidomos kur këto duhen shumëzuar për tre frymë plus dhe vetë prindërit, është një barrë shumë e madhe dhe jam e bindur se ky nuk është vetëm rasti im. Sigurisht ka edhe më keq akoma. Janë rastet kur prindërit nuk kanë mundësi për t’i shkolluar fare bijtë e tyre dhe sidomos në fshatra këto raste janë të shumta.

Ndoshta nëse shteti do kishte menduar ndonjëherë edhe për zhvillimin e zonave rurale besoj që s’do isha duke shkruar me këto fjalë. Por jo nuk ka shpresë për fshatarët e, besa, as qytetarët me sa kam parë këto vite në Tiranë. Madje jo zhvillim, por regres po ndodh këto kohë kurshteti u ka vënë lakun në fyt familjeve tona dhe duket sikur çdo ditë e më shumë e shtrëngon me vendimet dhe reformat që po ndërmerr.

Një gjë është e sigurt: ato që na i shesin në TV si punë përparimtare të qeverisë nuk janë aspak të vërteta. Ime më është infermiere e zonës dhe shumë rrallë merr furnizime me medikamente e ilaçe të ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë, çdo gjë e blen vetë sepse shteti nuk jep asgjë për sigurinë e shëndetit të popullit. Ndërsa në bujqësi s’ka ndryshuar asgjë. Aty ku duhet financim, në fshatra, shteti nuk i hedh sytë kurrë, të gjithë punojnë me shpatullat e tyre pa marrë një dorë ndihmë ose mbështetje. Gjendja është për të vënë duart në kokë duke ia dhënë ulërimës deri në kupë të qiellit.

Kur vërejta që buxheti nga familja sa vjen e po ngushtohet, ashtu si shumë studentë të tjerë pashë si shpëtim gjetjen e një pune, por kjo s’më jepte shpresë për ndryshime në shoqëri edhe pse më ndihmon sadopak me shpenzimet prej studenteje. Prandaj jam aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin, një bashkim studentor që u jep zë halleve tona dhe që lufton fort që arsimi publik të bëhet falas.

Me reformën në arsimin e lartë që qeveria e miratoi së fundmi, arsimit dhe shumë të rinjve iu dha një goditje të rëndë. Po ia shpjegoja një ditë tim vëllai, i cili vazhdon vitin e dytë në gjimnaz, pasojat që sjell kjo reformë dhe, pasi më dëgjoi deri në fund, më tha me gjysmë zëri: “Pra… domethënë unë paskam ngel pa shkollë të lartë. Ku t’i gjej gjitha këto lekë?! Kot që gënjyekam veten duke mësuar në gjimnaz. Do e mbyll gjimnazin dhe fill më pas do emigroj jashtë vendit.” Përtej asaj ndjenje subjektive që më sjell kjo përgjigje e vëllait tim, dua ta mendoj në mënyrë objektive: A është emigrimi e ardhmja jonë?! Preferoj ta besoj që nuk është kjo rruga e duhur për t’i shpëtuar mjerimit dhe e di që nuk është kjo zgjidhja.

Zgjidhja është të studiosh edhe me barkun bosh, të kapërcesh kufijtë që të vendosin kushtet konkrete dhe përmes organizimit studentor ose më mirë akoma atij popullor t’i thuash të vërtetat pa t’u dridhur zëri.

Ajo që kam hasur unë si vështirësi në të qenit aktivistë ishte që t’i bëja prindërit e mi të besojnë se ekziston një rrugë shprese dhe ajo është organizimi. Gjithnjë më thoshin: “Aman merru me studimet dhe lëri këto gjëra se nuk ndryshon gjë prej tyre!” I kuptoj fare mirë sepse gjatë jetës së tyre janë zhgënjyer shumë nga “ndryshimet” që kanë parë, ama nuk u jap të drejtë sepse e drejta është me të vërtetën, është me studentët që u duhet të jenë së pari punëtorë e në rend të dytë studentë.

E di që nuk është e lehtë t’i thuash të vërtetat hapur ashtu siç i ndjen deri në palcë. Edhe mua më janë dridhur jo rrallëherë duart teksa po shkruaja më sipër, por kam mësuar që heshtja nuk flet dhe pa folur s’mund të lidhet asnjë urë komunikimi mes nesh. E kur urat të lidhen, edhe organizimi është më i lehtë dhe shpresa e gjithsecilit merr jetë.

Previous Post

Shqipëria në stërvitjen më të madhe të NATO-s, terreni i luftës në 9 shtete

Next Post

Edhe këngëtaren Ariana Grande e godasin gjatë performancës në skenë

admin

admin

Next Post
Edhe këngëtaren Ariana Grande e godasin gjatë performancës në skenë

Edhe këngëtaren Ariana Grande e godasin gjatë performancës në skenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.