Aktorja angleze Gemma Atkinson ka treguar asetet e saja trupore dhe linjat e tonifikuara gjatë pushimeve në Kubë.
Gemma e njohur për rolin e saj në serialin “Hollyoaks”, kujdeset vazhdimisht për trupin, prandaj e prezanton me krenari sa herë që i jepet mundësia. Edhe kësaj radhe, 30-vjeçarja dukej jashtëzakonisht në formë teksa shijonte motin e mirë pranë pishinës. Gemma ka udhëtuar në Kubë për t’u relaksuar gjatë periudhës së pushimit nga seriali aktual në të cilin luan, “Emmerdale”.














