Surprizë a mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist ishte deputeti më i ri Eduart Ndocaj. Ndonëse të enjten e kaluar u ul në Parlament me demokristianët duke e cilësuar veten edhe nënkryetar të PDK-së, sot dukej se Eduard Ndocaj kishte ndryshuar mendje.
Për këtë kapërcim, duket se e kishin këshilluar të mos komentonte në dalje të mbledhjes, ku binte në sy, kujdesi i Taulant Ballës, për të mos e lejuar deputetin e ri të lëshonte ndonjë batutë të mundshme dhe duke u përgjigjur ai në vend të Eduard Ndocajt.












