Një 13-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë – Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjormit”.
Policia ndaloi menjëherë drejtuesin e mjetit “Volkswagen”, Robert Arapi që përplasi për vdekje 13-vjeçaren.
Robert Arapi se bashku me mjetin është shoqëruar në Komisariatin Policisë Kurbin.
Shërbimet policore shkuan në vendngjarje ku kryen veprimet hetimore për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.











