• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Tenderat!

admin by admin
30 October, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
ARTAN FUGA/Tenderat!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk e di se përse mbrëmë në vend të bëja gjë tjetër, u shtriva në divan dhe hapa televizorin.

Më ndodh shumë rrallë.

Zhvishja një shegë të kuqe dhe gëlltisja ndërkohë kokrra rrushi, përtypja fara kungulli, duke pritur që të zjenin edhe gështenjat në çajnik…

Dhe bëra mirë që u shtriva përpara ekranit dje sepse debatohej për diçka që prej vitesh më rreh si çekan në kokë.

Tenderi që telendisi Shqipërinë, ose sikurse thotë Stiglitz, nobelisti në financa, mekanizmi :

më pervers,

më i ndyrë,

më hipokritik,

më hajdut,

që prodhon pabarazi,

si dhuratë e pushtetit, kujt dëshiron pushteti, pasanikut të krijuar sa hap e mbyll sytë, që në fakt pasuron vetë shtetarin dhe politikanin.

Tenderi, ky prodhues pabarazish.

Ky krimb që e hëngri nga brenda atë që na e shesin për demokraci.

Kjo tallje e madhe me qytetarin.

Kjo hilè e poshtër e të paaftit dhe të poshtrit për të mbledhur pasuri pa meritë.

Kjo vjedhje me ligj.

Tenderi ky mekanizëm që propozon cmimin më të ulët për një shërbim mesa më pak kosto, pra me cilësi krejt minimale, për fitime maksimale që ndahen mes tenderbërësit dhe tendermarrësit.

Na kanë telendisur.

E mbi të gjitha, na kanë bërë budallenj.

Emisioni më tërhoqi derisa ndjeva se kisha humbur në përgjumjen e lodhjes të ditës.

Gjërat ishin të qarta, vjedhja tenderuese vazhdon si një milion vite më parë.

Hapini letrat, hapini, por hapini që nga koha e qëmotit dhe do ta shihni se çfarë ka bërë tenderi, cfarë cilësie jete na ka dhënë tenderi, kujt ja ka dhënë pasuritë tenderi.

Një herë njeres dorë pastaj tjetrës,

dora e majtë ka larë të djathtën, pastaj e djathta lan të majtën,

pastaj të dyja lajnë njera tjetrën.

Nuk besoni!!!

Hapini pra të gjitha letrat me një komision qytetar! Mos krijoni komision tjetër, le ta bëjë ai që hap dosjet e ish sigurimsave. Një rrugë e dy punë.

Qartë.

E vetmja gjë që nuk kuptova ishte se përse Z. Basha ishte kërcënues dhe fliste me tona të larta. Nuk ka nevojë, e ka në dorë, mjafton mos shkojë të aprovojë buxhetin, as mos shkojnë më në Kuvend, nëse mendojnë se buxheti po vidhet. Sepse edhe kështu nuk ka kuptim, edhe jetokemi në një shtet hajdut, edhe i shërbejmë si kurorë legjitimiteti në Kuvend…

Ne qytetarët nuk kuptojmë asgjë. Nuk ka nevojë të na tregojë njeri se jemi vjedhur prej shekujsh, e dimë.

Nuk kuptova edhe se përse zoti Fevziu, i kundërpërgjigjej zotit Basha me inat dhe agresivitet. Ai nuk është pushtetar, ai është opozitar. Nuk kuptova edhe përse gazetari intervistues i thoshte çdo cast të intervistuarit : “Për këtë nuk të përgjigjem dot se nuk jam i përgatitur.

Mesa di unë gazetari është për të pyetur, jo për t’u përgjigjur.

Nejse, aty duket më zuri gjumi mua.

Tenderi??? A di ti ndonjë metodë tjetër??? – pyet budallai.

Puna nuk është se kush e bën dhe kush e jep tenderin sot, kjo, po e po. Por problemi është rrënjësor dhe duhet kapur pas brirëve, si demin.

E para, privatizuan gjithçka në vite sepse kur nuk ka leka, leka, leka, sepse vidhen, për të mbushur buxhetin duhet shitur shteti copa – copa, si Pallatin e Kulturës. Dhe pasi shteti zhvishet nga të gjitha shërbimet, jep tendera privatit që të të bëjë shërbimet për të cilin paguajmë shtetin t’i bëjë, dhe kësaj i fusin edhe një gënjeshtër liberale se gjoja mashtruesi ordiner që i ka vendosur vetes emrin “privat” e bëka më mirë punën sesa një nëpunës i ndershëm shteti, që e kanë flakur tutje si qen duke e zëvendësuar me një militant – bajgë këpuce e tharë.

Prish ta zemë dikasterin e tregtisë të jashtme dhe zëvendësoje me hajdutin me çizme që sjell produkte të skaduara, gjoja si grosist i madh, hahahahahaha!

Cfarë gomerësh jemi ne qytetarët! Idiota të vërtetë!

E dyta, tenderi, gjoja që e bën një “komision” “i pavarur” nëpër dikastere dhe bashki. Gënjeshtra. Hajde bëjmë tendera si duhet, jo nga ekzekutivi, por nga agjenci vërtet të pavarura, sidomos ato me më shumë buxhete sesa një nivel i caktuar, hajde tregojmë edhe marzhin reale të fitimit, lejojmë të futen në tendera agjenci publike, alokojmë vetëm paga dhe jo fiime përrallore, etj. dhe do të shohim sesi do të ndryshojë puna.

Sipërmarrjet që marrin tendera të jenë vetëm ato që kanë hapur aksione në bursë ku të kenë akses masa të gjera qytetarësh. Kaq. Dhe pastaj gjithçka mbaron.

Se problemi për qytetarin nuk është se përse tenderin e mori jo Saka po Daka. Si Saka si Daka për ne njësoj janë. Ky është problem për politikanët, jo për ne.

Opozita ka kohë, shekuj, që gjithmonë ka një ligjërim: Pse i marrin ata???

Po kush?

Ju?

Për ne ka rëndësi që të mos e marri as Saka dhe Daka duke na lënë me duar në xhepa

Cilët t’i marrin ? Ne ?

Po ata a nuk janë si ne, ne a nuk jemi si ju, ju a nuk jeni si ata? Ata, ju dhe ne.

Vëtitje në shkretëtirë ndërkohë lekët ikin nga duart dhe xhepat tanë dhe shkojnë në xhepat e ne, ju, ata!

Gazetari, habitet : “Pse kaq e pasur është Shqipëria?” A thua se aty është çështja!

Shihe pa Shqipërinë shihe, ca kushton një pallat dymijëetreqind katesh???

Sepse përndryshe gjithmonë do të dëgjojmë dorën e majtë të qahet se përse uji rrjedh vetëm te dora e djathtë dhe dorën e djathtë që ankohet se përse uji ka lagur vetëm dorën e majtë, dhe midis dy duarve që lajnë njera tjetrën, do të shohim gazetarin që kalon si top nga njera dorë te tjetra, e bashkë me të edhe ne që përkundemi mes shpresave dhe iluzione, deri sa na ze gjumi i paranatës në divan.

Më mirë të kisha parë një seri nga “Game of thrones”, një nga ato që e kam zbritur elektronikisht në mënyrë pirate në tabletën time që e kam blerë 1000 euro.

Ata të vjedhin tendera, e une mos grabis ca seri filmi…me luftë për pushtet.

Previous Post

FOTO/RD: Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, pas kompanive kineze që do marrin Spitallën

Next Post

Librazhd, edhe pse i vdekur e vunë të firmoste

admin

admin

Next Post
Librazhd, edhe pse i  vdekur e vunë të firmoste

Librazhd, edhe pse i vdekur e vunë të firmoste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.