Patentat e automjeteve në Shqipëri do të njihen edhe nga Kroacia. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton opinionin publik, se kanë përfunduar gjithë procedurat ligjore për marrëveshjen e njohjes së ndërsjellët të patentave të automjeteve mes Shqipërisë dhe Kroacisë
Marrëveshja hyn zyrtarisht në fuqi në datën 22 Dhjetor 2015, dhe prej kësaj date gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në Kroaci, dhe janë të pajisur me patentë të rregullt shqiptare, mund të qarkullojnë normalisht në këtë shtet.
Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata.Shtetet që mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia . MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshje.












