700 kilogram kanabis sativa, dy automatikëdhe një pushkë ka sekuestruar Policia e Korçës në fshatin Velçan, ndërsa është arrestuar një person, si i dyshuari kryesor që kishte lidhje me lëndën narkotike.
Droga u sekuestruar gjatë një operacioni anti-krim të zhvilluar nga agjentë të policisë së qarkut të Korçës në mëngjesin e sotëm 29 tetor në fshatin Velçan.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetim në lidhje me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.












