Përpara nisjes së seancës plenare, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores miratoi mandatin e deputetit më të ri të Kuvendit, Eduart Ndocaj. Për të cilin u dha propozimi i këtij mandati pak ditë më parë nga KQZ-ja, pasi e la atë deputeti i dorëhequr Arben Ndoka. Ndocaj pritet të betohet sot në Kuvend, si deputeti më i ri i legjislativit.
Sipas rendit të ditës, kuvendi diskuton sot një ndryshim në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë.
Rendi i ditës parashikon gjithashtu edhe ratifikimin e marrëveshjes së konsulencës, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.












