Eduart Ndocaj ka mbërritur sot në kuvend me një Benz “të vjetër”, që binte në sy, të cilin e ka parkuar në hyrje të godinës së Kuvendit.
Ndocaj është bërë i famshëm për stilin e veshjes së tij dhe kapelet kaubojse, një dirtë më parë ai tregoi edhe historinë interesante të kapeles së “kaubojit”. Ai tha se kapelen e ka fituar në Republikën Domenikane gjatë një basti gjelash.
“Kapelen e kam fituar në kampionatin botëror të gjelave në Republikën Domenikane. Isha aty për qef dhe vura bast. Për fatin tim gjeli im e mundi gjelin meksikan dhe unë kështu fitova kapelen”- u shpreh ai.
Eduart Ndocaj u betua sot në Kuvend si deputeti më i ri i parlamentit shqiptar. Ai zëvendësoi në këtë detyrë deputetin e qarkut të Lezhës, Arben Ndoka, që dorëzoi mandatin e parlamentarit dy muaj më parë.













