Një çift bashkëshortësh shqiptarë është divorcuar në Itali.
Një gjë e tillë duket nuk ju ka pëlqyer familjarëve të çifti, të cilët janë përleshur midis tyre fizikisht. Në këtë përleshje kanë përdorur edhe mjete rrethanore, si thika e shkopinj bejsbolli.
Si rezultat i përleshjes, mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 9 janë proceduar penalisht.
Lajmi publikohet nga mediat italiane, por pa cituar emrat e shqiptarëve të përfshirë në dhunë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mes një familjeje në Breshia dhe një tjetre në Desenzano.
Familja në Breshia ka rrëmbyer ‘armët’ dhe është paraqitur poshtë shtëpisë tjetër ku ka nisur edhe përleshja.
Të përfshirë në sherrin masiv janë gjashtë burra dhe tre gra. Familja nga Breshia godet më forcë, për këtë kishin ardhur.
Nga kjo përleshje u plagosën 6 persona, ndërkohë që u lajmërua urgjenca. Në vend mbërrijnë efektivët e policisë dhe të plagosurit u dërguan në spital.
Ndërkohë që të gjithë personat të moshës nga 17 deri 55 vjeç janë thërritur nga Prokuroria dhe për ta ka nisur procedimi.












