Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga podiumi i Kuvendit vizitat e Edi Ramës jashtë shtetit në këto dy vjet që mban detyrën e kryeministrit.
“Parafolësi që kur ka marrë aksidentalisht detyrën, që nga koha që ka marrë këtë detyrë, ka udhëtuar 62 herë jashtë shtetit, sipas sistemit TIMS dhe 25 të tjera të paregjistruara. Ju mund të bërtisni ‘rrofsh e qofsh turisti ynë’. Qëndrimet e tij për çdo udhëtim, kanë qenë në 3 ditë e sipër”, u shpreh Berisha.
Ai ju rikthye edhe debatit për makina “Jaguar”.
“Sipas të dhënave parafolësi për veten dhe enturazhin ka kontraktuar 8 ‘Jaguar’. I do për foto, për tu englendisur”, ka ironizuar Berisha.
Duke uruar deputetin e ri i cili sot bëri premtimin, Berisha ka kërkuar që Komisioni Mandateve të hetojë për 500 mijë eurot që Eduard Ndocaj ia ka dhënë PS-së apo Edi Ramës, për vilën e Surrelit.
“Komisioni mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që Eduard Ndocaj i ka dhen Edi Ramës. Kanë shkuar për PS apo jo. Po ia ka dhënë si socialist, bravo i qoftë, po ia ka dhënë për vilën e Surrelit, për të blerë mandatin, të hetohet”, u shpreh Berisha.











