Një këmbësor humbi jetën në superstradë pasi një furgon mallrash e mori para atë. Aksidenti automoblistik ndodhi në aksin Fushë Kruje – Mamurras pranë kryqëzimit të Dervenit. Sipas policisë viktima i paidentifikuar si Ramazan Kukiçi, nga fshati Gjorm i Kurbinit, i ka prerë rrugën furgonit pasi ka dale nga një kryqëzim.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, shoqëroi drejtuesin e fugoni me targa AA 350 CG, Mentor Rama. Ndërkohë po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











